ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Nën mbështetjen e Zyrës së Avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants”, piktori Ardit Boriçi çeli ekspozitën vetjake me titull “Pezull”. Veshur në dimensione të mëdha, me teknikën vaj dhe akrilik në kanavac, koleksioni i artistit qëndroi i shfaqur në ambjentet e Galerisë FAB në Tiranë gjatë datave 17 deri më 23 mars 2016.

Siç e cilësoi vet artisti në intervista me gazetarë, “Pezull” është një kalim nga një mit tek njeriu, nga njeriu tek ndjesia, është kalimi nga ndjesia tek sublimja, dhe nga sublimiteti tek amshimi.

Gazmend Leka, kuratori i kësaj ekspozite dhe njëkohësisht mjeshtër i piktorit u shpreh se “Arditi pikturon Pezullin, jo se është pezull dhe i paqartë, por i pëlqen të rrijë edhe pak në stadin embrional, si në ujërat e ngjizjes. Dëshiron edhe pak kohë të shohë turbull dhe në gri, si një i porsalindur që e percepton të tillë botën e formave dhe ngjyrave”.

 

Të frymëzuar nga kjo përvojë e bukur, Zyra e Avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” do të vazhdojë të mbështes artin në të gjitha format e tij.