ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Më 11 maj 2016, në zyrat e “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants”, avokatët e zyrës tonë ligjore kishin kënaqësinë të zhvillonin një takim me ekspertet Znj. Joanna Nasr dhe Znj. Inés Zabalbeita Múgica, përfaqësuese të grupit Doing Business (Të Zhvillosh Biznes), një projekt i Bankës Botërore.

 

Projekti Doing Business siguron matës objektivë të rregullave të biznesit dhe zbatimin e tyre në 189 ekonomi dhe në qytetet e përzgjedhura në nivel nën-kombëtar dhe rajonal. Pjesë e Grupit Global të Treguesve, projekti vëzhgon shoqëritë e vogla dhe të mesme të vendeve dhe mat rregullat që zbatohen gjatë ciklit të tyre të jetës.


 

Si bashkëpuntor i Raportit Doing Business 2017, kemi dhënë opinion ligjor të bazuar në eksperiencën tonë në rajonin shqiptar. Tema kryesore e takimit ishte forca e mbrojtjes e aksionerëve të pakicës kundër keqpërdorimit nga drejtorët të aseteve të shoqërisë për përfitime personale. Ky tregues është analizuar në tre aspekte të mbrojtjes së aksionerëve duke përfshirë miratimin dhe transparencën e transaksioneve të palëve të ndërlidhura, përgjegjësinë e drejtorëve të shoqërisë për vetë-trajtimin dhe aftësinë e aksionerëve për të marrë dokumentat e shoqërisë para dhe gjatë procesit gjyqësorë.

 

Krijimi i bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare vërteton përkushtimin tonë në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe të suksesshme me profesionistët në mbarë botën.