ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Duke filluar nga muaji korrik 2016, Zyra e Avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” është e nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në rrjetin botëror të profesionistëve ligjorë “The Lawyer Network” si anëtare ekskluzive në fushën e Arbitrazhit.

 

“The Lawyer Network” është risia e fundit për të kërkuar avokatë specialist për çdo nevojë të biznesit botëror. Struktura siguron që çdo anëtar të ndërtojë marrëdhënie më të forta e në fund të fundit më të dobishme, duke qënë se anëtarësia mbështetet në sferën e tyre të njohurive dhe të interesit. Rrjeti synon të përqëndrohet në njohuritë në fushat e praktikës dhe juridiksionit duke i sjellë klientëve më të mirët e secilit sektor dhe vendndodhje.

 

The Lawyer Network” ka mbi 500 anëtarë, të shtrirë në më shumë se 90 vende në mbarë botën, duke qënë një lidhje për kërkimin ligjor, referimin e klientëve, shpërndarjen e informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Rrjeti vlerësohet nga cilësia e anëtarëve, prandaj, është me rëndësi të madhe që të gjithë anëtarët të sigurojnë këshilltarë me cilësi të lartë, me aftësitë e duhura për të ndihmuar klientët në kërkimet e tyre specifike.

 

Pasi përfundoi me sukses procesin e verifikimit, marrë në konsideratë historinë, referencat, reputacionin dhe pozitën e zyrës sonë në treg, “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” iu bashkua “The Lawyer Network” si anëtar ekskluziv për Arbitrazhin në Shqipëri. Të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona, vërtetojmë edhe një here angazhimin tonë në ndërtimin e urave të reja me profesionistë në të gjithë botën.