ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Zyra e Avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” është një firmë e cila ofron shërbime ligjore të plota të një niveli të lartë në të gjitha fushat e të drejtës civile, për persona fizik e juridik. Me profesionalizëm, i ofrojmë klientëve tanë konsulencë ligjore, përfaqësim në çështjet gjyqësore civile, administrative, si dhe përfaqësim në arbitrazh.

Në këtë periudhë, mirëpresim aplikime për pozicionin si Asistent Ligjor.

 

 


 

Bashkëpunimi është parashikuar të fillojë në muajin dhjetor 2016 dhe do të zhvillohet për një periudhë tre mujore gjatë së cilës Asistenti Ligjor do të ndihmojë avokatët e zyrës në proceset gjyqësore dhe në mbarëvajtjen e punëve administrative.

Aplikanti ideal duhet të përmbush kriteret e mëposhtëm:

 

  • Të ketë njohuri shumë të mira në veçanti në të Drejtën Civile, të Drejtën e Procedurës Civile, të Drejtën Familjare, të Drejtën e Detyrimeve, të Drejtën e Punës dhe të Drejtën Tregtare.
  • Të ketë rezultate të larta akademike. Vlerësojmë studentët me mesatare mbi 8.5.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e Legal English përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike MS Office dhe lundrimit në Internet.

 

Për një bashkëpunim sa më të suksesshëm, aplikanti duhet të ketë këto cilësi:

 

  • Të jetë i përkushtuar dhe të shfaqë interes për profesionin e avokatit.
  • Të zotërojë aftësi të mira analizuese dhe argumentuese.
  • Të jetë i përgjegjshëm, serioz dhe korrekt.
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup.

 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre të detajuar të shoqëruar me një Letër Motivimi në adresën "> Kjo adrese email po mbrohet nga "spambots". Duhet aktivizuar "JavaScript" per ta pare ate. . Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për të zhvilluar një takim.

 

Aplikimet pranohen deri më datë 14 nëntor 2016.