ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Gjykimi Kushtetues mbi ndryshimet në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”.

 

Zyra e Avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” ka përfaqësuar përpara Gjykatës Kushtetuese, subjektin kërkues, shoqatën “Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut” në nismën e tyre për të kërkuar shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit Nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”.

Antikushtetuetshmëria e ligjit përpara gjykatës Kushtetuese u paraqit nga Zyra e Avokatisë në dy aspekte e më konkretisht:

  • Aspekti i parë ka të bëjë me shkeljen e procedurës së hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 142/2015. Konkretisht, procedura e ndjekur nga ligjvënësi bie ndesh me nenet 84, 117 dhe 155 të Kushtetutës. Në nenin 18 të ligjit të kundërshtuar parashikohet se: “Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2016”. Ndërkohë në nenin 84, paragrafi 3 i Kushtetutës parashikohet se: “ Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare”. Gjithashtu, ligjvënësi, duke përcaktuar si datë të hyrjes në fuqi të ligjit datën 1 Janar 2016, i ka dhënë këtij ligji edhe fuqi prapavepruese, ç’ka bie ndesh edhe me nenin 155 të Kushtetuës në të cilin prashikohet se ligjet që caktojnë taksa, tatime dhe detyrime financiare nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.
  • Aspekti i dytë i anti-kushtetueshmërisë së ligjit Nr. 142/2015 ka të bëjë me aspektin material të tij, kjo për faktin se ai bie ndesh me nenet 11, 17 dhe 41 të Kushtetutës si dhe nenin 1 të Protokollit Nr.1 të KEDNJ-së. Në analizë të përmbajtjes së këtyre neneve, Kushtetuta njeh si të drejta themelore të çdo individi apo subjekti lirinë e veprimtarisë ekonomike e cila përmban në vetvete edhe lirinë e biznesit, lirinë e tregtisë, lirinë monetare, lirinë fiskale, të drejtën e pronës, lirinë e investimit, lirinë financiare dhe lirinë e punës. Ndërkaq, në rastin konkret, rritja e nivelit të taksave me ligjin Nr. 142/2015, pa u marrë në konsideratë treguesit makro-ekonomik të vendit, sjellë dhe rritjen e mungesës së likuiditeteve për subjektet tatimpaguese. Konkretisht, pas një analize të treguesve makro të publikuar nga INSTAT si dhe duke analizuar treguesit e rritjes ekonomike dhe treguesit e papunësisë, rezulton se rritja e taksave në rastin konkret është disproporcionale me të gjithë këta tregues. Si një proces zinxhir, rritja e mungesës së likuiditeteve, ka efekte nga biznesi i vogël pa T.V.SH, tek biznesi i vogël me T.V.SH, tek biznesi i madh, tek Biznesi V.I.P. dhe anasjelltas. Pra, rritja e nivelit të taksave dhe tatimeve me ndikim vetëm në një nga llojet e subjekteve të sipërcituar, ka ndikim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë në të gjithë subjektet e lidhura dhe simotra. Në këtë mënyrë, referuar standarteve të mësipërme kushtetuese të cilat zbërthejnë parimin e propocionalitetit, analiza tregon se rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës. Kjo pasi bazuar në parimet makro-ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet t’i përshtatet dhe t’i përafrohet sa më shumë treguesve të zhvillimit të vendit. Në konkluzion, qëndrimi ynë bazohet në faktin se dispozitat e ligjit objekt kërkimi cënojnë thelbësisht parimin e proporcionalitetit të parashikuar në nenin 17 të Kushtetutës, dhe nuk përbëjnë mjetin e duhur ligjor për realizimin e synimeve që ndiqen, duke qënë haptazi në kundërshtim me tiparet e një mjeti efikas dhe të domosdoshëm në realizimin e interesit publik.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja shoqata “Për mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut”, mbrojtjes si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, vendosi: “Pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar vetëm nenin 18 të ligjit Nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Refuzimin e kërkesës për nenin 27 të ligjit (ndryshuar me nenin 14). Rrëzimin e kërkesës për pjesët e tjera.”

 

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 01.11.2016 mund ta lexoni të plotë në faqen zyrtare të internetit me adresë www.gjk.gov.al