ShqipEnglish
  • Bashkimi eshte pikenisje, te qendruarit sebashku eshte progres, te punuarit sebashku eshte sukses.

    Henry Ford

  • Fatin tim e vendos ne duart e Zotit dhe nje Avokati te mire

    Oliver North

  • Nuk ka sekrete per suksesin. Ai vjen si rezultat i pergatitjes, te punes se palodhur dhe duke mesuar nga deshtimet.

    Colin Powell

  • Dituria shfaqet ne aftesine per te perdorur sic duhet kohen dhe njohurite tona.

    Thomas J. Watson

  • Ne punojme per t’u bere dikush, jo per te perfituar dicka.

    Elbert Hubbard

Zyra e avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” ka bashkëpunuar me Grupin e Bankës Botërore duke dhënë kontributin e saj të vlefshëm në hartimin e raportit vlerësues “Të bësh biznes 2017: Mundësi e barabartë për të gjithë”, një analizë e cila pasqyron në një plan krahasues 190 ekonomi ndërkombëtare.

 

 

Në ndihmë për hartimin e këtij raporti, avokatët e zyrës sonë analizuan të gjithë faktorët që kanë ndikuar në rregullimin ligjor të bizneseve në Shqipëri, duke u përqendruar në legjislacionin mbi mbrojtjen e interesave të aksionerëve të pakicës, në ndryshimet e Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në shenjë vlerësimi, Avokatit Bendo i është atribuar çertifikata e mirënjohjes për këtë bashkëpunim.

Ky vlerësim nga World Bank Group pason çertifikatën e korrikut 2016 nga “The Lawyer Network” për ekspertizën në fushën e arbitrazhit. Nëpërmjet kontributeve të tilla vërtetohet përkushtimi serioz i mëtejshëm i zyrës së avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” për të ofruar mbështetje të mëtejshme në projekte ndërkombëtare.